Ky është deputeti i grupit multietnik që nuk do ta votoj Trustin

Aktuale

Ky është deputeti i grupit multietnik që nuk do ta votoj Trustin

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:48
Ilustrim

Komisioni për Buxhet nuk e ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e  ligjit që mundëson tërheqjen e mjeteve  nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ky projektligj është përcjellë për në Kuvend pa përkrahjen e Komisionit, pasi që 5 deputet të pozitës votuan kundër, pesë të opozitës pro dhe deputetja Duda Balje e cila në komision e ka përfaqësuar grupin multietnik ka abstenuar.

Abstenimi i saj erdhi pas një mbledhje që dje ka mbajtur grupi multietnik ku katër deputet të këtij grupi kanë qenë kundër dhe katër kanë qenë pro.

Deputeti Erxhan Galushi nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK) tha se ka votuar kundër lejimit të tërheqjes së Trustit.

“Unë personalisht që e përfaqësoj komunitetin rom një prej komunitete më të pa përfaqësuara në institucionet publike, që diku 90 % nuk janë pjesë e institucioneve publik,  nuk besoj që votimi i Trusti do t’i ndihmoj personave të varfër, ata nuk kanë të ardhura dhe nuk besoj që Trusti do të mundet me i ndihmu, po unë kam votuar kundër”, tha Galushi.

Lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti është propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat