Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti

Aktuale

Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:15
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se qeveria ka bërë presion mbi deputeten Duda Balje që të mos votojë për projektligjin për tërheqjen e parave nga Trusti.

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, ka abstenuar votën e saj në Komisioni për Buxhet dhe Transfere për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Haxhiu thotë se ajo ishte pjesë e presion ndërsa edhe ka bërë akuza ndaj deputetit Armend Muja duke thënë se brenda një fjalie ka bërë 3 gabime.

“Fatkeqësia e qytetarëve dhe e këtij vendi është se zotëri Muja është aksidentalisht në postin e kryetarit të komisionit, bazuar në mashtrimin e 14 shkurtit. Brenda një fjalie ka 3 gabime. Një analizë të lehtë të ja bëjmë. Thotë se deputetët do të vjedhin Trustin. Ato apra nuk do t’i marrin ato para, por qytetarët që ta përballojnë krizën. E dyta tha se po shkatërrohet Trusti. Fondi pensional është ndër institucionet më kredibile në Kosovë dhe më fleksibile. Në pyetjen që ja bëra sot, i thashë se a keni propozuar ju reformë të sistemit pensional”, ka thënë ai.

“Arsyeshmëria e tij nuk qëndron. Ai e ka prolonguar projektligjin një muaj, deri sa e kanë arritur qëllimin që të ushtrojnë presion mbi Duda Baljen që ta ndryshojë votën. E tha vet ajo,. Ajo tha se do ta votonte projektligjin, por mbrëmë kanë qenë deri në orët e vona në mbledhje dhe më kanë thënë që të mos mbështes. Në anën tjetër zotëri Muja tha se po të vinte ndonjë propozim prej opozitës sa i përket masave fiskale dhe ekonomike, ai do ta votonte menjëherë. Por ne i kemi dorëzuar me kohë ato. Nuk i kanë marrë në konsideratë. Ka qenë hapi i fundit i domosdoshëm, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për ta lehtësuar krizën ekonomike”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat