Kadaj-Bujupi: Po more i pata tërheqë paratë nga Trusti, mu kanë dashtë

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Po more i pata tërheqë paratë nga Trusti, mu kanë dashtë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 21:31
Donika Kadaj-Bujupi

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se I ka tërhequr 10 përqindëshin e Trustit, vitin e kaluar, pasi ka pasur nevojë për to.

Kadaj Bujupi ka treguar edhe kohën kur ka aplikuar për tërheqjen e 10 përqindshit të Trustit.

Ajo tha se tashmë  mjetet që janë tërhequr nga Trusti janë rikthyer, madje sipas saj, është kthyer një shumë më e madhe se ajo që e kishte tërhequr.

“Po morë e kom tërheqë, mu kanë dashtë, qysh jo. U bo shumë tollovi në fillim, edhe ra sistemi edhe fëmijët më thanë ‘mam mos apliko në fillim se marre, lej le të aplikojnë tjerët’. Paret i kom marrë. Tash ka ndodh një rikthim i mjeteve që i kemi marrë.

Mjetet që i kom nxjerr atëherë të 10 përqindëshit tim, tash janë më shumë se shuma që e kom nxjerr. Dmth ka pas rritje, dikun 250 euro më shumë”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat