Kryeministri Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Kryeministri Kurti në Davos i kërkon Greqisë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 09:47
Albin Kurti

Gjatë qëndrimit të tij në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Greqisë njohjen e Kosovës.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Albin Kurti shkruan se në kuadër të Forumit i është drejtuar Shtëpisë Greke duke i kërkuar Greqisë që t’i bashkohet vendeve të tjera të BE-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Takimet tona kulturore dhe diplomatike bëhen më të shpeshta ndërsa shkëmbimi dhe bilanci ynë tregtar rritet”, shkruan ndër të tjera Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat