Ish-shefi i Trustit: Nëse tërhiqen, të gjitha paratë do të shkojnë në Durrës

Aktuale

Ish-shefi i Trustit: Nëse tërhiqen, të gjitha paratë do të shkojnë në Durrës

Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Ish-kryetari i bordit të Trustit, Ymer Havolli, ka thënë se mënyra se si po veprohet me këtë institucion në Kosovë është filli i një politike, e cila e shkatërron këtë institucion.

Ai është shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga qytetarët e vendit. Havolli ka thënë se, nëse tërhiqen, të gjitha këto para do të shkojnë në Durrës për pushime.

“Deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm, të mendojnë secili nga pozicioni i tyre që nesër edhe ata, pas moshës 65-vjeçare, do t’u duhen këto mjete dhe fundi i fundit është e drejtë kushtetuese e këtyre njerëzve që të posedojnë paratë e tyre dhe nëse u lejohet tërheqja e këtyre mjeteve, të gjitha do të shkojnë në Durrës dhe kurrfarë problemi ekonomik nuk do të zgjidhin”.

“Ka justifikime të llojllojshme që i japin deputetët e njerëzit, por asnjë s’është e justifikueshme që nesër t’i krijojmë njerëzit me probleme”, është shprehur Havolli.

Sot, në Prishtinë është mbajtur një protestë, prej nga i është bërë thirrje qeverisë të lejojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga trusti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat