Gashi: Kurti I ishte më mirë, ky tash po fluturon, në gjendje ekstazie

Aktuale

Gashi: Kurti I ishte më mirë, ky tash po fluturon, në gjendje ekstazie

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:36
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi e quan “katastrofë” qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Ai është i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, i pari i VV’së s’do të marrë votat që e sollën në pushtet. Por, Gashi veçon qeverinë Kurti I, për disa arsye.

Mua qeveria Kurti I mu ka dok më mirë sesa qeveria Kurti II. Në vetvete kështu dy dyja janë katastrofë sepse mungon vizioni, mungon programi. Programi është tërësia e projekteve. Këta nuk kanë as program, as projekte, i kanë do ide qaty”, tha Gashi në Pressing.

“I marrin do vendime, nuk e këqyr kush a po zbatohen a jo. S’ndryshon kurgjo. Veç “na nuk vjedhim”, vetëm kaq është”, shtoi ai.

“Kurti I u kon më mirë, a e din pse? Për shkak të motivit edhe konkurrencës. Motiv për shkak se i ka pasur 25 për qind e ka synu me i bo 50 edhe konkurrencë në mes të dy partive. U kon shumë më mirë sesa tash”, tha Gashi.

“Ky tash po fluturon, në gjendje ekstazie. Ne s’kemi mujt me zbrit si qytetarë, ky tu fluturu. Ne ia hupëm komunat e mëdha edhe ai prapë nuk ra në tokë”, theksoi Gashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat