Ekskluzive, arrestohet pronari i restorantit të njohur në aksionin “Brezovica”

Aktuale

Ekskluzive, arrestohet pronari i restorantit të njohur në aksionin “Brezovica”

Më: 27 maj 2022 Në ora: 20:41
Golden hotel

Xhevdet Shala, pronari i restorantit të njohur “Golden”, është arrestuar dje nga Policia në rastin e njohur si Brezovica.

Kështu ka mësuar Gazeta Ipërmes burimeve të saja. I njëjti dyshohet për degradim e “degradimin dhe shkatërrimin” e ambientit të Brezovicës.

Ndërkohë, dje janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Xhelil Bekteshi, ish-sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Bekim Pireva, biznesmeni nga Kosova, që është edhe oratku i Idriz Thaçit, vëllait të ish-Presidentit Hashim Thaçi

Lajmin për dy të fundit e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

Sipas, Prokurorisë Themelore të Ferizajt, këta dyshohen për “dhënie të ryshfetit”, “ushtrim të ndikimit” dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Të njëjtit sot kanë dalë para gjykatës, por ende nuk është marrë masa ndaj tyre.

Aksioni i djeshëm është vazhdim i disa aksioneve të mëhershëm për rastin “Brezovica”, çështje për të cilën janë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për “degradimin dhe shkatërrimin” e ambientit të Brezovicës.

Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat