Policia me detaje të reja se si u vranë babë e bir në veri të Mitrovicës

Aktuale

Policia me detaje të reja se si u vranë babë e bir në veri të Mitrovicës

Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:28
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë të Veriut.

Siç bëhet e ditur dy vëllezërit dhe babai janë rrahur mes vete, ku dhe kanë përdorur mjete të mprehta.

Si pasojë e kësaj babai dhe njëri djalë kanë vdekur, kurse djali tjetër është arrestuar.

“Rr. Kralj Petra, Mitrovicë veri 27.05.2022 – 05:55. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes dy vëllezërve dhe babait, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta. Si pasojë, babai dhe njëri djalë kanë mbetur të vdekur, ndërsa djali tjetër është arrestuar. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat