Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj/ Zbulohet gjithçka! Ky është autori i vrasjes, çka përfshihen reperët Buta dhe Fero?

Aktuale

Vrasja e 30 vjeçarit në Ferizaj/ Zbulohet gjithçka! Ky është autori i vrasjes, çka përfshihen reperët Buta dhe Fero?

Më: 28 maj 2022 Në ora: 09:49 Përditësuar në ora: 16:14 më 28.05.2022
Gazmend Hyseni

Qëndrim Januzi kishte shtënë me gjashtë plumba mbi trupin e Gazmend Hysenin

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mesnatën e 28 maji në Ferizaj.

Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia.

Gazetai mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Sipas Policisë, Qëndrim Januzi ka shtënë me gjashtë plumba në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tutje, thuhet se Januzi kur është urdhëruar nga policia që të ndalojë, ka tentuar të ik por njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt e plagos Januzin.

“Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja. Gjashtë plumba kanë qenë të dorasit mbi viktimin dhe një e policit”, kanë thënë Polici.

Kurse, motivet për këtë ngjarje të rëndë sipas prokurorisë ende nuk dihen.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kurse, trupi i pa jetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, shkruhet tutje.

​Prokuroria: Ende nuk dihen motivet e vrasjes në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se ende nuk dihen motivet që çuan 30-vjeçarin Q.J. t;i marrë jetën me armë zjarri moshatarit të tij me inicialet G.H., në orët e para të ditës së sotme në Ferizaj.

Nga ky institucion konfirmojnë se autori i dyshuar Q.J. është në ndalim 48 orësh.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari Q.J. me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thonë nga Prokuroria. 

Sot rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. 

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se ndaj të dyshuarit Q.J., brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Kjo është gjendja shëndetësore e dorasit të vrasjes në Ferizaj

Vëllau i këngëtarit Buta, Qëndrim Januzi, dyshohet se vrau mbrëmë të riun, Gazmend Hyseni me armë zjarri.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se i plagosuri Januzi ka marrë një plumb në shpatullë të krahrorit. Mirëpo plumbi ka kaluar nga krahrori në nofullë dhe në gjuhë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile ndërsa mësohet nga burimet e njejta se gjatë ditëve në vijim do t’i nënshtrohet operacionit.
Të njëjtit mjekët kanë arritur t’ia ndalin gjakdredhjen.

Januzi është plagosur nga një zyratar policor pasi nuk i është bindur urdhërave të policisë.

“Autori i vrasjes me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Vrasja e 30 vjeçarit, flet Kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari

30-vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.

Ndërkohë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin.

Një peron është vrarë. I dyshuari është në spital për shkak se i njëjti nuk i është ndalë urdhrave të policisë dhe janë detyruar me gjuajte me armë. Ai është në spital. Motivet e vrasjes ende nuk dihen për shkak se ende nuk janë intervistuar dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Tutje ai shtoi se Inspektorati Policor ka filluar hetimet ndaj daj zyrtarit të Policisë së Kosovës i cili ka shtënë në drejtim të të dyshuarit.

Policia sot njoftoj se rasti ka ndodhur rreth orës 00:53 rrugën “Rexhep Bislimi”.

“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Policia ka shtuar se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.

Ky është motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj, ku gjeti vdekjen 30-vjeçari Gazmend Hyseni

Gazeta raportoi pak më parë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur ka mbetur Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.

Lidhur me rastin Gazeta ka mësuar se cili është motivi i vrasjes së rëndë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi).

Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji dorasit iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.

Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dorasi që vrau 30 vjeçarin në Ferizaj dyshohet se është vëllau i reperit Buta

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Gazeta mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.

Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Ky është dorasi që vrau 30 vjeçarin në Ferizaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Gazeta mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella, ndërkaq burime të Insajderit konfirmojnë se dorasi është Qendrim Januzi.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

 

Ky është 30 vjeçari që mbeti i vrarë në Ferizaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”.

Gazeta mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e 30 vjeçarit.

Vritet një 30-vjeçar në Ferizaj

Një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rreth orës 00:53, policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.

“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit. I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri dhe shtatë gëzhoja.

Gjithashtu, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat