Profesor Bytyҫi pas vdekjes së Presidentit Nishani: Iku në amshim ky njeri e politikan i vlerave

Aktuale

Profesor Bytyҫi pas vdekjes së Presidentit Nishani: Iku në amshim ky njeri e politikan i vlerave

Nga: H.O. Më: 28 maj 2022 Në ora: 20:36
Bujar Nishani

Profesori universitar, Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas vdekjes s ëish Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Profesor Bytyҫi shkruan se ai do të kujtohet si një personalitet dhe kryetar shteti i devotshëm për interesat e kombit shqiptar.

Postimi i plotë:

Presidenti i Shqipërisë (2012-2017) nuk është më fizikisht me ne!

Por ai do të kujtohet përgjithmonë si një personalitet dhe kryetar shteti i devotshëm për interesat e kombit shqiptar!

Iku në amshim ky njeri e politikan i vlerave! Zoti i dhashtë parajsën!

Ngushëllime familjes dhe miqve të tij të shumtë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat