Kurora lulesh dhe telegram ngushëllimi nga Lugina e Preshevës pranë varrit të Presidentit Nishani

Aktuale

Kurora lulesh dhe telegram ngushëllimi nga Lugina e Preshevës pranë varrit të Presidentit Nishani

Nga: Dashnim Hebibi Më: 2 qershor 2022 Në ora: 19:09
Kurora lulesh dhe telegram ngushëllimi nga Lugina e Preshevës pranë varrit të Presidentit Nishani

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. Kurora lulesh pati edhe nga Lugina e Preshevës, konkretisht nga diaspora e Luginës, veprimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër, të cilët, edhe para disa viteve, kur ishte presidenti tashmë i ndjerë z. Bujar Nishani në Luginë, ata kishin shkuar enkas për ta takuar presidentin. Dhimbja është ndje e madhe në Luginë të Preshevës, me rastin e ndarjes nga jeta të presidentit. Telegram ngushëllimi dhe kurora lulesh i shkuan special sot në Shqipëri për presidentin Nishani.

  1. Shoqata Humanitare „Medvegja“ në Zvicër, me kryetar Zymer Hajrullahu, organizuar nga Zenel Neziri, kryetar nderi i shoqatës
  2. Shoqata Humanitare „ Lugina e Preshevës“ në Zvicër me kryetar Ferat Rashiti, organizuar nga kryetar nderi i shoqatës, z. Fazli Musliu
  3. INSTITUTI SHKENCOR HELVETIK PËR EUROPËN JUGLINDORE, ZVICËR, me president, Dashnim Hebibi. Z.Zenel Neziri, që ishte për vite të tëra kryetar i Shoqatës “Medvegja” që njihet si veprimtarë i dalluar i kauzës kombëtare, meqë nuk mundi të jetë prezent në varrim për shkaqe shëndetësore, ai organizoi në kordinim me kryesinë e re të shoqatës, konkretisht me kryetarin Hajrullahu, që të paktën lule të Medvegjës ti dërgohen në emër të kryesisë, anëtarëve të shoqatës dhe medvegjasëve mërgimtarë te varri presidentit Nishani, siç tha edhe ai vetë, Presidentin tonë të dashur, që shkroi historinë. Edhe z.Fazli Musliu me moshë të thyer edhe ai për fat të keq me ca probleme shëndetësore, nuk mundi që të jetë në Tiranë për ti dhënë lamtumirën e fundit presidentit, ata organizuan lule të freskëta në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës nga Lugina për te varri i Presidentit. Z.Musliu me shumë mall kujton takimet që i ka pasur me presidentin dhe nuk do ta harroj kurrë. Zoti, Dashnim Hebibi, president i Institutit Shkencorë Helvetik për Europën Juglindore me seli në Zvicër e bashkë - themeluar me pionierin e gazetarisë shqiptare, tashmë i ndjerë, Dr.sc.Llukman Halili, kishin takuar disa herë presidentin Nishani në Shqipëri dhe ishin po ata, që kishin punuar shumë, së bashku me atdhetarin, Ambasadorin, mikun e madh të Luginës, diplomatin me karrierë, zFlamur Gashi, që presidenti Nishani të vizitoj Luginën e Preshevës dhe ashtu ndodhi. Këto kurora lulesh të freskëta nga Lugina e Preshevës, dëshmuan edhe njëherë, se Lugina e Preshevës, konkretisht, qytetarët e asaj ane, kurrën e kurrës nuk do ta harrojnë presidentin Nishani. Presidenti ndërroi jetë, por ai jeton e do të jetoj çdo ditë me ne. Telegram ngushëllimi i përcollën edhe familjes Nishani, Presidentit Ilir Meta si dhe Ambasadorit, këshilltarit të Presidentit, z.Flamur Gashi. Ia vlenë të përmendet, se poeti, publicisti, Dashnim Hebibi, kishte shkruar edhe një elegji enkas me shumë dhimbje për ndarjen nga jeta të presidentit. Gjithashtu, siç dihet, Dashnim Hebibi, me rastin e vizitës së Presidentit Nishani në Luginë të Preshevës, kishte shkruar një libër enkas për ate takim me intervista, foto dhe një përmbledhje e përgjithshme e takimit, me redaktorë Naim Kelmendi e botuar në shtëpinë botuese Rugova Art. Ky libër iu kishte dhuruar presidentit Nishani në presidencë nga autori, presidenti i shtëpisë botuese Rugova Art, z.Naim Kelmendi, z.Flamur Gashi këshilltarë i presidentit, kryetarët e shoqatave humanitare të Medvegjës, z.Zenel Neziri dhe kryetari i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Zvicër, z.Fazli Musliu si dhe disa nga personalitete të Luginës. Diaspora shqiptare e Luginës e kujton e do ta kujtojë për jetë presidentin. Ja telegrami nga dy shoqatat e Luginës në Zvicër dhe Instituti Shkencorë Helvetikë për Europën Juglindore si dhe elegjia.

Telegram Ngushëllimi nga Zvicra

Cyrih, 01 Qershor 2022

Data 07 mars e vitit 2017 është e shenjtë për një pjesë të kombit, që thuhet, se nga atje fillon shqiptaria, Lugina e Preshevës, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ishte Presidenti, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, që bëri historinë, frymëzoi mbi 100.000 shqiptarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë me etje për flamurin tonë kombëtarë kuq e zi, që jetojnë edhe me etjen e historisë kombëtare e gjuhës sonë amtare. Ishte po Presidenti Nishani, që bashkëbisedoi me bashkëkombas të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës për shtatë orë e gjysëm sa qëndroi në ato troje. Ato troje që përmenden se janë shqiptare, por të vizitohet nga një President i Shtetit Amë nuk kishte ndodhur. Deri në ate ditë, ato troje ishin si jetima ndër sofër, por me vizitën e Presidentit, u ngjallë shpresa, se shteti shqiptarë, do të përkujdeset më shumë dhe jo të mbetet vetëm në kushtetutë, se shteti shqiptarë e ka obligim të kujdeset për gjithë shqiptarët. Kurrën e kurrës nuk do të harrohet ajo vizitë dhe është shkruar edhe libër për ate takim nga një isht student i Tiranës, Dashnim HEBIBI. Jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe diaspora shqiptare e Luginës, është me plot dhimbje dhe ndanë këtë dhimbje me familjen Nishani dhe me gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe kombin në përgjithësi.

Në Luginë po ndjehet një mall i madh me ndarjen nga jeta të Presidentit më të dashur, por edhe diaspora e asaj ane, është me plot mall e dhimbje. Me këtë rast, shumë i nderuar, z.Ambasador, bashkëpunëtori më i ngushtë i Presidentit Nishani dhe njëherit miku i madh i Luginës së Preshevës, Z.Flamur Gashi, po i shkruajmë këto fjalë zemre, jo sa për të thënë se shkruajtëm një telegram, por vërtet është me copë shpirti, që t`ia përcillësh familjes Nishani. Me marrjen e lajmit nga ana jote, se është nda nga jeta Presidenti, menjëherë ne mërgata e Luginës së Preshevës u takuam dhe ia kushtuam një kohë kujtimi Presidentit dhe duke u lutur, që shpirti i tij i mjaltë të pushoj në parajsë. Kuptohet, se telegramet janë më të shkurta, por ne kemi shumë për të thënë dhe jemi shumë të mërzitur, që na u nda nga jeta Presidenti. Z.Bujar Nishani, ishte President me plot kuptimin e fjalës. Për herë të parë, ne si luginas, pamë atmosferën e pallatit presidencial, për herë të parë, pimë ujë në presidencë, falë mundësisë që na dha Presidenti Nishani, tash më i ndjerë. Jo vetëm neve veprimtarëve, por edhe nxënësve të shkollave tona në Luginë iu dha mundësi, që kurrën e kurrës nuk do ta harrojnë. Jemi me Ju në Tiranë, Jemi me Ju në çdo sekond me dhimbje.Shumë e nderuara, zonja Odeta, bashkëshorte e Presidentit Nishani, ju fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit e tjerë, bashkëpunëtorë, pranoni ngushllimet tona më të sinqerta nga shpirti për këtë humbje të madhe jo vetëm për Ju por edhe për ne të gjithëve. Çka të shkruajmë për Presidentin është pak, ai ishte shkurt e shqip, i shenjtë, ishte i urtë, ishte shembull i urtësisë, që neve na ngjau sikur të jetë pjesa tjetër e Shqiponjës në flamur dhe në anën tjetër, Presidenti Historikë i Kosovës, Arqitekti i Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Presidenti ndërroi jetë, por la gjurmë të pashlyera dhe ne do ta mbajmë në shpirtë gjeneratë pas gjenerate. Mbahuni të fortë e Perendia ia freskoftë zemrat.

Shumë i respektuar Shkëlqesi, z.President, Ilir Meta, pranoni ngushllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish Presidentit, Bujar Nishani.

I çmuar miku ynë, miku më i madh e i veçantë i Luginës së Preshevës, Ambasador, z.Flamur Gashi, të shprehim ngushllime edhe Juve, sepse ishe bashkëpunëtorë i ngushtë i Presidentit, ishe në krah të tij në çdo trevë shqiptare, pa e harruar edhe Luginën e Preshevës. Mbahu i forte dhe do ta kujtojmë me mall për jetë.Presidentin Bujar Nishani, do e përkujtojmë gjithmonë si njeri të urtë dhe që i dha shumë edhe Luginës së Preshevës.

Mbetet simbol në zemrat e asaj treve e gravuar në shpirtat e të gjithë banorëve, që janë të etur më shumë se çdo kush për shqiponjën dy krenare, kuq e zi. I pushoftë shpirti në paqe, parajsë dhe i bëftë dritë siç bënte sa ishte fizikisht në mesin tonë, fjalët e tija dhe zemër atdhe dashuria. Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë, Shkëlqesi, z.President, Bujar Nishani, ndërsa tek ne mbete e do të mbetesh i gjallë, deri sa të vijmë edhe ne tek Ju në përjetësi.

Sinqerisht dhe shpirtërisht,

 

  1. INSTITUTI SHKENCORË HELVETIKË I EUROPËS JUGLINDORE NË ZVICËR, President, Phd.Cand.Dashnim Hebibi

( kontakt: 0041 79 265 17 77)

 

  1. SHOQATA HUMANITARE “MEDVEGJA” ME SELI NË ZVICËR, Zenel Neziri, kryetar nderi ( kontakt: 0041 79 637 66 48)

 

  1. SHOQATA HUMANITARE”LUGINA E PRESHEVËS” ME SELI NË ZVICËR, Fazli Musliu, kryetar nderi ( kontakt: 0041 79 617 15 62)

NJË MINUTË HESHTJE E NDERIM PËR TY

( Elegji shkruar nga Dashnim HEBIBI për Shkëlqesinë e Tij, Ish Presidentin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani, tashmë i ndjerë)

Data 28 Maj jehoi tingëllimë mbi shkronjat e dhimbjes së shpirtit,

i shpërndau ato gjithandej

Gjeografisë shqiptare

Disa shkuan në Konçul, disa në Lluçan, Turi, Tërnoc, Bujanoc, kaluan nëpër udhën e Peonisë

Përballë përshendeti Bilaçin, në të majtë Raincën e Corroticën, Bukurocën,

E panë me sy edhe Zhunicën, Leranin, Gerajt, Strezocën, kaloi në mes të Çukarkës, drejt Preshevës, lart shihej Norça, Karadaku i Preshevës, vjen Rahovica, Caravajka,

Miratoca e Tërnava

Krejt Lugina e Preshevës.

Medvegja kreshnike me Topallën e Xhim Xhemës e Idriz Ajetit na bën roje, nëpër Luginë të mos ketë kurrë frymë të zezë.

 

Shkronjat e dhimbjes dhanë mesazhin ngushëllues: Kujto 07 Marsin e 2017

Në ato troje kaloi presidenti Bujar Nishani.

Po e ndjejmë ecjen e tij

Po e ndjejmë dhimbjen e tij

Po e ndjejmë tik takun e zemrës

Po e ndjejmë etjen për një pikë uji Lugine

Të asaj toke Dardane.

 

Uji që buronte nga Vlora, nga Kruja e Prizreni, Shkupi e Ulqini freskonte Luginën

Edhe zogjtë këndonin këngën më lehtë

Edhe lulet që kishin filluar me dalë, dhanë aromë shprese e frymëzime jete

Shiu që plasi nga qielli atë ditë, ishte nga gëzimi

Presidenti mbjelli jetë

Flamuri i Skënderbeut kishte ngjyrën e vet

Hymni Kombëtar foli me Skënderbeun, Ismail Qemajlin,Adem Jasharin, Ibrahim Rugova, Sali Çekun, Agim Ramadani, Anton Çetën, komandant Lleshin, Artan Abazin, Deltën, Mitatin e 28 Dëshmorët e tjerë.

Atë ditë foli edhe zemra e Xhim Xhemës, foli shpirti i Idriz Ajetit, Bexhet Sallahut, Sadete Preshevës, foli me patriotët e asaj ane

Se nga këtu fillon e merr frymë shqiptaria.

Emblemë e Peonisë mbete president Nishani

Shkronjat e dhimbjes shkojnë edhe te të rinjtë e Luginës, që mbanin flamujt në dorê nëpër shi

Se President Nishani po vjen në Luginë.

Shtate orë e gjysmë Lugina e Preshevës këndonte si fëmijë në djepin e Shqipërisë.

28 Maji erdhi si vetëtimë

 

Mbi qiellin e Preshevës erdhi lajmi si bubullimë

Presidenti më i dashur, nga kjo jetë mbylli sytë.

President Nishani

Po nga qielli i dhimbjes

Mbledhim shkronja të Alfabetit tonë

Në ato shkronja ka lotë e plot mall.

Ike në përjetësi nga Gjermania,nga Berlini i Evropës, por me sy hapur nga Shqipëria.

Lugina është në ditë zie

Është në dhimbje

Kujton ecjen tënde nëpër Luginë

Ecje të lehtë e me dashni

Sa shpesh merrje ajër për të ngopur mushkëritë

Nga ajo tokë shqiptare që është Shqipëri.

Lulet që lulëzuan atë ditë

Lulëzojnë edhe sot në këtë ditë

Edhe lulet folën mes veti

Edhe rrezet e diellit pikuan shi

Ishin dhimbje që shtrydhën shpirtin e luginasve

Se Presidenti Nishani shkoi në përjetësi.

President Nishani

Pusho në bardhësi

Të kujtojmë i madh e i vogël deri sa të ketë shqiptari.

Lulet e Luginës do të vijnë në Shqipëri

Ato Ty të përcjellin përshendetje

Janë lule të freskëta nga Lugina e diaspora e saj

Që një ditë në Parajsë të sjellin freski

E atë freski po e ndijmë edhe ne

Që një ditë do të takohemi përsëri në atë përjetësi.

President Nishani

Emblema jonë

Me Ibrahim Rugovën

E ditët se nga Lugia e Preshevës fillon kufiri i Shqiptarisë.

Edhe nga Molla e Kuqe afër Nishit

Do të shkruajë historia

Se ishte Bujar Nishani aty ku kaloi Ushtria e Kastriotit.

Pusho i qetë, President Nishani

Lugina ndanë dhimje si gjithë shqiptaria.

Tekstin e punoi: Dashnim HEBIBI, Cyrih / Zvicër

Image
Kurora lulesh dhe telegram ngushëllimi nga Lugina e Preshevës pranë varrit të Presidentit Nishani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat