Hoxhaj: Kërcënimet me bombë s’do të përfundojnë derisa Kosova të ketë përgjigjen e duhur

Aktuale

Hoxhaj: Kërcënimet me bombë s’do të përfundojnë derisa Kosova të ketë përgjigjen e duhur

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 18:11
Mentor Hoxhaj

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj ka folur për alarmet e fundit me bombë në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se nga institucionet e Kosovës ka pasur reagim të sigurisë fizike, por jo të sigurisë kibernetike sa i përket këtyre kërcënimeve me bombë.

Sipas tij, Kosova ka një nivel jo të duhur të ndërveprimit të sigurisë fizike dhe kibernetike.

“Kemi pasur reagim të sigurisë fizike por jo të sigurisë kibernetike. Protokollet e sigurisë fizike vazhdojnë me sistemin e tillë se rreziku është potencial deri në momentin që vërtetohet e kundërta. Ky protokoll është ndjekur në vazhdimësi, por nuk kemi ndonjë protokoll që e shohim se është duke u aplikuar sa i përket sigurisë kibernetike. Në aspektin e sigurisë kibernetike, të hash një fore dy herë nuk është aspak serioze. Kemi një nivel jo të duhur të ndërveprimit të sigurisë fizike dhe kibernetike”, tha Hoxhaj.

Ai thotë se këto kërcënime me bombë nuk do të përfundojnë derisa Kosova do të ketë përgjigjen e duhur.

Një reagim i ngathët dhe ky reagim ka rezultuar me kërcënime të vazhdueshme dhe këto nuk do të përfundojnë derisa Kosova do të ketë përgjigjen e duhur. Nuk mund të parandalosh gjëra të tilla sepse në hapësirën kibernetike nuk mund ta kufizosh, ti mund të mbyllësh një portë nga e cila kanë ardhur, por të gjitha portat tjera janë të hapura. Nuk kemi të bëjmë me sulm, por me një email kërcënues dhe shantazhues”, ka deklaruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat