Tahiri: Veteranët s`po kërkojnë benefite, janë kategori e dëmtuar

Aktuale

Tahiri: Veteranët s`po kërkojnë benefite, janë kategori e dëmtuar

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 15:51
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta largojë Projektligjin për pagën minimale, pasi sipas tij është diskriminues. Ai ka thënë se kjo kategori nuk kërkon benefite por është kategori e dëmtuar.

Ai ka thënë se ky pension duhet të jetë burim jete i tyre dhe në të njëjtën kohë duhet të ndryshojë Projektligji që t’i lejojë të punojnë ata.

“Ajo çka po shohim në Kuvendin e Kosovës është një diskriminim i paparë. Është një huqje e madhe që lidhet drejtpërdrejtë me veteranët e UÇK-së, por edhe me një kategori që realisht kërkojnë benefite publike, por nuk i kanë. Po flasim për kategori të cilat janë tepër të dëmtuara. Këto tri kategori janë larguar nga ky ligj. Është turq që ky propozim i qeverisë të mos largohet pas një diskutimi të gjatë që e pata me kryetarin e Kuvendit dhe grupet parlamentare. Insistimi me ecë tutje tregon fytyrën, logjikën dhe kulturën e kësaj qeverie… Është qeveri e prodhimit të krizave të njëpasnjëshme, nuk na duhet kjo situatë”, tha ai.

Gjatë konferencës për media të hënën, Tahiri kërkoi që Projektligji për pagën minimale të tërhiqet në Qeveri.

Dy ndryshimet kryesore, sipas tij duhet të jenë që paga minimale të ndërlidhet sërish me pensionin e veteranit dhe të largohet dispozita që i mundëson veteranëve të marrin pension dhe të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat