Naim Miftari: Dy dëshmitarë të Gjykatës Speciale janë vra si pasojë e dosjeve të dërguara në OVL-UÇK

Aktuale

Naim Miftari: Dy dëshmitarë të Gjykatës Speciale janë vra si pasojë e dosjeve të dërguara në OVL-UÇK

Nga: N. Sh. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:28
Naim Miftari

Së paku dy dëshmitarë të Gjykatës Speciale janë vra si pasojë e dosjeve të dërguara në OVL-UÇK.

Kështu pretendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, dihen shumë mirë autorët e atyer dosjeve që kanë ardhë në zyret e OVL-UÇK-së.

Miftari pohon se, ish-presidenti Hashim Thaçi është munduar të ndajë Kosovë dhe të shpëtojë nga Gjykata Speciale, dhe në këtë mënyrë do t’i dërgonte Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn, si dhe Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Azem Sylen, Sokol Dobrunën e të tjerë.

Por sipas tij, ky plan i dështoi.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

OVL-ja politike e Kosovës

I vetmi përfaqësues i veteranëve të OVL të UÇK-së që e ngriti deri diku zërin kundër Gjykates Speciale ishte Nasim Haradinaj, kurse tjerët veteranë të vërtetë e shumica rreth 70% të rrejshëm asnjë protestë asnjë ankesë si nga OVL, ODK, OIK....heshten si Bufi i natës pse? 

Sepse për me hesht ju thanë Hashim Thaçi dhe klani i tij...  duke menduar se pasi ta ndante edhe Kosovën për gjysëm vet Hashimi do të shpëtoj nga kjo gjykatë dhe në burgun e Hagëst do t’i dërgonte si dikur Limen e Ramushin, kurse do t’i dërgonte me plot dëshirë Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Azem Sylen, Sokol Dobrunen ndoshta edhe Daut Haradinajn.... por nuk i dhezi plani pasi ja prishën votuesit Amerikan dhe votuesit e Kosovës!

Sa i përket arrestimit të Nasimit fajtori krysor është vet Nasimi, ndoshta pa dije por Thaçi, Veseli e futen në një lojë të ndyrë kinse me ‘Dosje' që në errësirë skenarët i bënin pjesëtarët e BIA-s Serbe dhe SHIK-u i Thaçit dhe Veselit, ndoshta të ndihmuara anash edhe FSB-ja shërbimi sekret Rus dhe DGSE-ja shërbimi sekret Francez, ky i fundit i cili qëllimisht edhe e dështoj sundimin e ligjit si në misionin e UNMIK-ut dhe sidomos të misionit të EULEX-it në Kosovë!

Pse s’u verifikuan kurrë këto ‘dosje' e dokumante famoze nga AKI-ja, Policia e Kosovës ose inteligjenca perëndimore e shteteve të Kuintit, nuk i gjurmuan kurrë se si erdhën, kush dhe pse i solli dosjet (disa) të Hagëës që u dergun në OVL për t’i bër kinse publike, mendoni se nuk dihen autorët kush jan (Reja ⚡️1 dhe ⚡️ 2) ... dhe ideatorët e atyre ‘Dosjev'.

Nëse mendoni se nuk dihen autorët dhe ideatorët jeni shumë naiv pasi dihen me emër e mbiemër dhe ka pasoja pasi ka edhe dëshmitarë, së paku janë dy dëshmitarë të Gj. Speciale që janë vra sherri i atyre ‘dosjev' që shumica e dekleratave, dosjeve në fakt  janë marrë (janë shitur) nga Prokuroria speciale e Kosovës nga prokurorët special të Akademisë së Pronto Mafias të Hashim Thaçit, Veselit, Reçices dhe Adem Grabovcit... dhe natën ju kanë dhanë nën tavolina pjesëtarëve të SHIK-ut..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat