Kusari-Lila: A e ka pyetur dikush Vuçiqin çka ndodhi me fluturimin e Lavrovit?

Aktuale

Kusari-Lila: A e ka pyetur dikush Vuçiqin çka ndodhi me fluturimin e Lavrovit?

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 22:07
Mimoza Kusari

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ktheu në vëmendje disa shifra interesante ku në vitin 2020 Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, derisa në vitin 2021 trendi ndryshon dhe Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Në lidhje me këtë ka folur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kjo është një situatë për të cilën janë të kënaqur dhe që tregon se duhet të vazhdojnë përpjekjet për forcimin e prodhimit vendor.

Megjithatë, ajo i arsyeton këto shifra edhe me pandeminë.

“Viti 2020 ka qenë vit i pandemisë se vlerësimi merret në fund të vitit. Rrethanat në të cilat kanë vepruar njerëzit janë pak më ndryshe. Pandemia ka ndikuar drejtpërdrejtë se si janë sjellë shtetet me prodhimet e veta, sepse ka momente kur shtetet kanë ndaluar eksportin si rrjedhojë e paqartësisë në pandemi siç ka qenë rasti me Serbinë”, tha ajo në “Rubikon”.

Kusari-Lila, që i prin grupit të deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvend, thotë se sot nuk janë rrethanat e njëjta me ato kur Lëvizja Vetëvendosje i rrotullonte kamionët me produkte të Serbisë.

“Ne po flasim për procese të cilat kanë pasë vitin e parë pandemik me shumë paqartësi dhe vitin e dytë që ka filluar të normalizohet. Ka filluar mbështetja për sektorin privat dhe të prodhimit që nuk i jep rezultatet menjëherë. Është dyfishuar eksporti në Kosovë, edhe në sektorin e shërbimeve edhe në atë të prodhimit”.

Ajo deklaron se orientimi zhvillimor i Kosovës për faktorizim me vendet e rajonit do të vazhdojë në raport të heqjes të të gjitha barrierave, derisa thotë se ka edhe nisma konkrete rajonale si studimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se është duke u punuar që të tërhiqen më shumë investime të huaja, duke thënë se është dyfishuar numri i investimeve të huaja në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat