Pllana tregon përmbajtjen e tri elementeve të kompleksit memorial për fëmijët e vrarë në luftë

Aktuale

Pllana tregon përmbajtjen e tri elementeve të kompleksit memorial për fëmijët e vrarë në luftë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 21:03
Nusret Pllana

Profesori dhe mbështetësi i idesë së kompleksit memorial që përkujton fëmijët martirë të Kosovës, Nusret Pllana ka folur rreth dizajnit të këtij obelisku se si i përfaqëson fëmijët e vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Pllana ka treguar përmbajtjen e tri elementeve kryesore të këtij kompleksi.

“I përmban tri elemente kryesore që kanë të bëjnë edhe me tradicionalen shqiptare. Është djepi tradicional shqiptar i fëmijëve sepse nëpër djepe janë rritur fëmijët, është shpata e kriminelit serb e ngulur në biberonin e fëmijëve, pastaj është fjala për një sipërfaqe prej 1 hektarësh ku është paraparë të finalizohet përball aeroporti “Adem Jashari” në atë vend ku do të jetë qarkullimi i madh i njerëzve, ku nuk do të mund të hyjë dhe të del askush edhe miq dhe armiq pa e parë këtë kompleks”, tha ai.

Pllana theksoi ky kompleks është menduar që të ndërtohet përball parkingut të veturave në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, teksa thotë se në 1 hektar vend do të mbillen 1432 pemë.

“Vendi ndodhet përball parkingut të veturave të aeroportit dhe është paraparë që kur të finalizohet të futet nën mbrojtjen e aeroportit “Adem Jashari” sepse me u ndërtua nuk është vështirë por të mbahet është punë më e madhe. Në 1 hektar vend do të mbillen 1432 pemë, pastaj është muri përkujtimor që do të shënohen emrat dhe mbiemrat e fëmijëve të vrarë”, deklaroi Pllana.

Sipas tij, nëse komisionin qeveritar dhe ndërministror e aprovon ndërtimin e këtij obelisku, do të jetë ngjarje e vitit.

“Nëse e respekton komisionin qeveritar dhe ndërministror dhe e miraton ndërtimin e këtij obelisku, po shpresojë shumë që ka me qenë një ngjarje e vitit. Nëse jo e këtij viti e vitit të ardhshëm sepse me rëndësi me u fillu e dalëngadalë me u finalizu. Kjo do të jetë një nga referencat më të dhimbshme dhe të përgjakshme të historisë botërore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat