Kurti dhe pjesëtarë të Vetëvendosjes bëjnë homazhe tek varri i Arbënor Deharit

Aktuale

Kurti dhe pjesëtarë të Vetëvendosjes bëjnë homazhe tek varri i Arbënor Deharit

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:40
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministra e deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-aktivistit të LVV-së, Arbënor Dehari.

Pjesë e homazheve ishin edhe prindërit e të ndjerit, Avni e Xhemile Dehari.

Lëvizja Vetëvendosje, tha se Arbënor Dehari ka një figurë qendrore orientuese, atë shokut, aktivistit, studentit, e të njeriut të pazëvendësueshëm.

“Java e Lëvizjes në fillimin e saj ka një figurë qendrore orientuese, atë shokut, aktivistit, studentit, e të njeriut të pazëvendësueshëm si Arbënor Dehari. Arbënori na kujton se konceptet e vetëvendosjes, demokracisë dhe barazisë nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara por edhe mënyra të të jetuarit, praktika të përditshme të atyre që kanë vendosur ta bëjnë një jetë të plotë dhe politike”, thuhet në postimin e partisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat