Agjenda Osmanit dhe Kurtit për Ditën e Paqes

Aktuale

Agjenda Osmanit dhe Kurtit për Ditën e Paqes

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 08:29
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë një sërë aktivitetesh për të shënuar 23-vjetorin e Ditës së Paqes.

Në njoftimet e lëshuara thuhet se pari Kurti dhe Osmani do të bëjnë homazhe tek varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.

Agjenda:

–          08:30 – Homazhe te varri i Presidentit Rugova;

–          08:40 – Homazhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi;

–          09:30 – Homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari;

–          10:30 – Nderime te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë;

Në orën 12:00, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të mbahet aktiviteti “Nga eksodi në liri”, që do të mbahet në vendin ku populli i Kosovës e përjetoi eksodin masiv dhe prej nga forcat tokësore të NATO-s, hynë në Kosovë për lirinë tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat