Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit të Pagave e ka dëmtuar secilin zyrtar publik

Aktuale

Tahiri: Mosmiratimi i Ligjit të Pagave e ka dëmtuar secilin zyrtar publik

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 08:46
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ky ligj ka mbetur në sirtarët e Qeverisë dhe nga ky mos vullnet i kësaj të fundit po dëmtohet secili zyrtar publik.

“Ligji i Pagave ka mbet diku në sirtar është i bllokuar dhe tash një vit e gjysmë nuk vjen për miratim në Kuvend. Ashtu siç e kemi bërë si grup parlamentar e kemi thënë edhe tash e themi se ky ligj e ka dëmtua secilin zyrtar publik”, është shprehur Tahiri.

Ai, ka thënë se janë dy çështje për të cilat është bllokuar ky projektligj.

“Nuk presim që të vij, nuk presim asgjë sepse po shihet që janë të bllokuar dhe këtu janë dy çështje ose nuk ka vullnet politik për me shty përpara këtë ligj ose nuk kanë kapacitete profesionale për me sjellë në Kuvend këtë ligj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat