Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar pas miratimit të projektligjit për pagën minimale, pas raportimeve se LLV bashkëpunoi me Listën Serbe.
Muja përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se Vetëvendosje kishtë siguruar kuorumin edhe pa Listën Serbe dhe raportime se LS ishte vendimtar është një plan i ligë i opozitës.
“Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte”, deklaroi deputeti Muja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte. Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%!