Kosova në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

Aktuale

Kosova në takimin e ministrave të NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës nga Rusia

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëtuan sot në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd J. Austin III.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të identifikuar dhe shqyrtuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtje nga agresioni rus.

“Pjesëmarrja e ministrit Mehaj dhe Gjenerallejtënant Jasharit, bashkë me shumë ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe aleatëve të saj në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës

Sot së bashku me Gjeneral Jasharin, udhëtuam në Bruksel për të marrë pjesë në takimin mujor të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) të organizuar dhe kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.

Pjesëmarrja jonë, bashkë me rreth 50 ministra e shefa të mbrojtjes të vendeve anëtare e partnere të NATO-s, në grup të nivelit kaq të lartë, është tregues i fuqishëm i besimit të ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm të SHBA-së dhe aleatëve të saj në Kosovën.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd J. Austin III, e ka ftuar dhe organizuar takimin e radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës për të identifikuar dhe shqyrtuar hapat e ardhshëm të nevojshëm për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtje nga agresioni rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat