98 metra katror, 40 mijë euro – deputeti i LDK-së bëhet me banesë të re

Aktuale

98 metra katror, 40 mijë euro – deputeti i LDK-së bëhet me banesë të re

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:01
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka blerë një apartament të ri që ka 98 metra katror, përveç asaj që e kishte marrë me kredi dhe kursime familjare gjatë vitit 2012.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, ish-zëvendëskryeministri vitin e kaluar u bë me banesë të re për vetëm 40 mijë euro.

Nuk dihet lokacioni i saj, pasi i njëjti nuk ka dhënë detaje të tjera në këtë agjenci.

Edhe kjo po ashtu është marrë me kredi, sipas formularit të deklarimit të pasurisë në AKK.

Gjithsej borxhi i tij ndaj bankave është 50 mijë euro.

Këto dy banesa dhe një shtëpi që e posedon ligjvënësi opozitar prekin vlerën e 239 mijë eurove.

Mes tjerash, Selmanaj deklaroi se i ka dy vetura, që peshojnë 15 mijë e 500 euro.

Ndërkohë, në institucione financiare deputeti nga Prizreni i ka të ruajtura dy mijë e 500 euro si dhe 600 euro në emër të gruas së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat