Mimika e Kurtit pasi Tahiri këputi mikrofonin dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit

Aktuale

Mimika e Kurtit pasi Tahiri këputi mikrofonin dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:47
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Kur kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri doli dhe e hoqi nga vendi mikrofonin në foltoren e Kuvendit teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën, Kurti shikonte me vëmendje.

Shefi i Qeverisë e përcolli me sy çdo lëvizje të deputetëve opozitarë afër tij, ndërsa herë pas here diskutonte diçka me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së u mblodhën para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës në shenjë proteste që Qeveria nuk po e përfill kërkesën e tyre për përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në projektligjin për përcaktimin e pagës minimale.

Image
Albin Kurti
Image
Albin Kurti

Deri në dyert e Kuvendit, veteranët po protestojnë jashtë, të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat