Shaip Kamberit i jepet edhe një mundësi, përsëriten zgjedhjet në Tërnoc

Aktuale

Shaip Kamberit i jepet edhe një mundësi, përsëriten zgjedhjet në Tërnoc

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:57
Shaip Kamberi

Gjykata Administrative në Serbi ka aprovuar ankesën e listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” për anulimin e zgjedhjeve të 27 majit në vendvotimin nr.6 në Tërnoc dhe data do të caktohet nga Komisioni Republikan Zgjedhor.

Me këtë rast kandidati për deputet do ta ketë edhe një mundësi për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë.

Kjo është hera e katër që votohet në fshatin më të madh shqiptar në Serbi, me ç’rast edhe gjasat do të jenë më të mëdha për kandidatin Kamberi, pasi që në kohën kur do të përsëriten votimet pritet të vijnë edhe mërgimtarët shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.

Në regjistrin zgjedhor në këtë vendvotim në Tërnoc të Madh të drejtë vote kanë 1089 qytetarë, ndërsa për ta siguruar mandatin e deputetit Kamberit i nevojiten rreth 630 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat