Profesor Maloku, i ashpër ndaj ministrit dhe kryediplomatit turk: Çka po u doket aq atraktive Serbia me gjithë ato investime kapitale

Aktuale

Profesor Maloku, i ashpër ndaj ministrit dhe kryediplomatit turk: Çka po u doket aq atraktive Serbia me gjithë ato investime kapitale

Nga: M.L. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:25
Fadil Maloku

Profesori universitar, Fadil Maloku e ka konsideruar si jo-urgjente marrëveshjen e arritur ndërmjet ministrit Liburn Aliu me ministrin turk Mevlüt Çavuşoğlu për zbritjen çmimeve për udhëtarët.

Sipas tij, me këtë marrëveshje Kosova dhe qytetarët e saj do të varfërohen një ditë.

Profesor Maloku i ka sugjeruar ministrit Aliu që ta pyes ministrin turk se përse Serbia po u duket më atraktive për të bërë investime kapitale, përfshirë këtu edhe marrëveshjen për energji.

Postimi i plotë:

O i nderuar ministër!

1. Pse bre burrë po na shitni "dushkë për gogla"'!?

Tregona a lidhe me turqit ndonjë Marrëveshje për hapjen e ndonjë fabrike, e cila sado kudo do e zbuste këtë papunësi bangladeshiane dhe varfëri nigeriane për të rinjtë tanë që masovikisht janë ka ikin nga Kosova?! Se sa për Marrëveshje për "ulje çmimesh për udhëtaret" tanë jo që s'e kemi me urgjencë, po s'kemi fare nevojë!

2. Se me këtë Marrëveshje, duhet ta dini dhe ta kuptoni që Kosova dhe qytetaria e saj veç sa do varfërohet ekonomikisht...!? Pyete, krye diplomatin, se athua; çka po u doket aq atraktive Serbia me gjithë ato investime kapitale atje që është kah i bë? Dhe që pritet ta nënshkruaj (në vend me Kosovën) me Serbinë Marrëveshjen afatgjate për energji!? Pyete, pyete sa nuk është nisur për Serbi..

3. Përkujtoja, tê lutem faktin që shqipet Perandorisë Otomane përveç që ia kanë dhënë mbi 37 kryeministra (sadriazema), alfabetin...etj., i kane dhënë edhe qindra e mijëra luftëtarë (vetëm në Luftën e Çanakalasë ose betejën e Gallipolit /25 prill 1915 deri më 9 janar 1916/)në mbrojtje të Turqisë së sotme...!? Nëse s'i ke dijtë këto fakte, ke mundur me pyet ndonjë këshilltar apo koleg Tuajin!

Një fabrikë, si simbolikë sa për filmim do na mjaftonte bre ministër...!

Shnet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat