Ali Ahmeti: Ose marrëveshje historike me Serbinë ose duhet të luftohet

Aktuale

Ali Ahmeti: Ose marrëveshje historike me Serbinë ose duhet të luftohet

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 08:47
Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mori pjesë në promovimin e librit të Enver Hoxhajt.

Përveç pjesëmarrjes, ai edhe pat një fjalë rasti, ku diskutoi për situatën politike në Ballkan, duke veçuar dialogun Kosovë - Serbi.

Sipas tij, ky problem në vete duhet të mbyllet sa më shpejtë, në mënyrë që të evitohet lufta.

“Aty, shumë hapur u diskutua që t’i mbyllim problemet. Mes nesh e serbëve ka ngjarje e ngjarje dhe s’është temë e lehtë për tu folur.

Edhe në libër Enver Hoxhaj e ka ngritur fuqishëm këtë se duhet marrëveshje historike mes palës serbe dhe asaj kosovare, ose duhet të vendoset që të luftohet", tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat