Tahiri i AAK-së: Mos të filozofojmë shumë por ta votojmë Ligjin për Trustin

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Mos të filozofojmë shumë por ta votojmë Ligjin për Trustin

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:17
Besnik Tahiri

Shefi i grupit të deputetëve të AAK-së, ka thënë se situata në aspektin social në vendin tonë kurrë nuk ka qenë më e vështirë.

Ai ka kërkuar që të votohet Trusti i cili sipas tij do të zbuste krizën.

“Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i z. Tahiri:

Mbledhja e dy qeverive përfundoi, u nënshkruan disa marrëveshje, lutemi që këto marrëveshje mos të mbesin vetëm në letër, por të kthehen në projekte konkrete.

Tash po i kthehemi gjendjes në vend.

Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale.

Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize.

Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat