LIVE: ​S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Aktuale

LIVE: ​S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 06:59 Përditësuar në ora: 10:58 më 22.06.2022
Kuvendi i Kosovës

​S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas debatit parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

Rezoluta mori mbështetjen e vetëm 25 deputetëve të partive opozitare, përfshirë edhe votën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca. Ndërsa, 50 deputetët e mazhorancës shprehën kundërshtimin duke abstenuar.

Në seancën e sotme plenare, në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, nuk u shqyrtua fare Projektligji për vetëqeverisjen lokale dhe Projektligji për festat zyrtare, në mungesë të deputetëve të komuniteteve jo shumicë.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikat e tjera në rend të ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat