Për shkak të votave të pamjaftueshme, përsëritet konkursi për anëtar të KPM-së

Aktuale

Për shkak të votave të pamjaftueshme, përsëritet konkursi për anëtar të KPM-së

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 11:51
Kuvendi i Kosovës

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, në rend dite është edhe zgjedhja e një anëtari të bordit të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Votimi do të mbahet i fshehte, ndërsa në komisionin e votimit nga VV është Arjeta Fejza, nga PDK, Ganimete Musliu, nga LDK, Agim Veliu dhe nga AAK, Time Kandriaj. Për komisionin e votimit kanë votuar 78 deputetë.

Kandidatë për anëtarë të bordit janë Violeta Kelmendi dhe Teuta Morina. Pas votimit, 42 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Mirëpo, për shkak të mos-marrjes së mjaftueshme të votave nga asnjëra kandidate, konkursi përsëritet, 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat