​PDK kërkon sqarime nga Kurti për marrëveshjen energjetike: A cenohet sovraniteti i vendit?

Aktuale

​PDK kërkon sqarime nga Kurti për marrëveshjen energjetike: A cenohet sovraniteti i vendit?

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 12:24
Ferat Shala

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar sqarime sot nga kryeministri Albin Kurti për marrëveshjen energjetike të arritur dje në Bruksel nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë.

Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Ferat Shala ka pyetur kryeministrin Kurti se nëse kjo marrëveshje për energji në veri është e re apo e vjetër.

Shala: Marrëveshjen që e keni kundërshtuar dikur, a e cenon sovranitetin?

“Do të ishte mirë që kryeministri sot të tregonte a është marrëveshje e re, apo është marrëveshje e vjetër. Nëse është marrëveshje e vjetër, kryeministër, cila është e vërteta e juaj që keni fol tash e nëntë vjet. A është e vërtet që kjo marrëveshje e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës edhe në fushën energjetike, edhe në fusha tjera. Nëse është marrëveshje e re kryeministër na thuaj të lutem se çka ka ndryshuar nga ajo e vjetra që 9 vjet e ka sharë, fyer, denigruar, deri në bazën e tradhtisë. Pra na thuaj dallimin mes të vjetrës dhe të resë, dhe na trego çka fiton Kosova sot, sektori energjetik, dhe na thuaj çka ka humbur sot Kosova në energjetikë”, theksoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat