KPK: Ligji i miratuar sot pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial

Aktuale

KPK: Ligji i miratuar sot pamundëson funksionalizimin e sistemit prokurorial

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me anë të kësaj deklarate për media, shpreh shqetësimin lidhur me kalimin në lexim të dytë të Ligjit për KPK-në në Kuvendin e Kosovës.

Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ka dalë me propozime konkrete, por ato nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës.

KPK konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese.

Për më tepër, përmbajtja e këtij ligji do të pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

Meqenëse me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, Këshilli njofton se përveçse do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij ligji, gjithashtu, asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat