Baraliu paralajmëron bashkimin kombëtar nëse BE vazhdon t’i refuzojë shqiptarët

Aktuale

Baraliu paralajmëron bashkimin kombëtar nëse BE vazhdon t’i refuzojë shqiptarët

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 21:45
Bleron Baraliu

Analisti Bleron Baraliu, ka thënë se si përgjigje ndaj politikave të BE-së ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, shqiptarët duhet të mendojnë bashkimin e tyre.

Ai thotë se këtë e kishte thënë para disa muajve, por që nuk e kishte besuar se Bashkimi Europian do të vepronte kështu ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, e Maqedonisë së Veriut që disa muaj.

Dua të dal diku tjetër. Kemi parë shumë raste se fashizmi europian është në rritje dhe se civilizimi i Europës është një “buzëkuq”, pasi racizmi i tyre është evident. Ma e rëndësishme qështë se cfare mund të bëjmë ne. Është çështje e përgjegjësisë qytetare dhe ndaj qytetarëve. Unë për vete jam ende shtetas i Kosovës dhe kam nivele të vuajtjeve të njëjta me juve. Mendoj se reciprociteti është parim themelor jo i vetëm dinjitetit njerëzor por edhe barazisë. Nuk është e vërtet se qytetarët e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë e Malit të Zi nuk kanë levë ndaj Europës. Kam deklaruar para shumë muajve se nëse vazhdon kjo kështu atëherë do të ndodhë bashkimi i shqiptarëve. Kanë mbetur edhe dy-tri muaj prej që kam thënë kështu. Mendoj kështu: qytetarët e rajonit, e sidomos shqiptarët duhet të bashkohen. Nëse BE nuk na njeh si shtet, ka edhe brenda tyre keqkuptime. Disa e njohin Serbinë me Kosovë disa pa Kosovë. Pra këtyre matematikave logjike nuk mundesh me ju ik. Besoj se kemi leva ndaj Europës”, thotë ai.

Tutje ai shton se ka mënyra tjera se si shqiptarët mund të ndërrojnë boshtin e orientimit të tyre politik nëse BE nuk i pranon.

“Përshembull nëse orientimi i rajonit bëhet nga Turqia e cila është më e gatshme të fillojë nisma ekonomike, e nëse Edi Rama e thërret Erdoganin e i thotë ejani bëjeni një bazë ushtarake këtu tek ne atëherë ndryshojnë gjërat. Trajtimi racor i shqiptarëve ndaj Europës është shekullor. Por ky i fundit është i gërditshëm”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat