Milazim Krasniqi: Këto janë tri mesazhet e vërteta nga Samiti i BE-së

Aktuale

Milazim Krasniqi: Këto janë tri mesazhet e vërteta nga Samiti i BE-së

Nga: A.ZH Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:38
Milazim Krasniqi

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike Milazim Krasniqi, ka nxjerr tri mesazhet, nga Samiti i Bashkimit Evropian, që u mbajt dje.

Ai ka thënë se Ballkani nuk është në rrezik direkt nga ndonjë destabilizim, se shtetet e Ballkanit duhet të mos e ngarkojnë BE-në në zgjidhjen e kontesteve të tyre lokale dhe se Bashkimi Evropian do të fokusohet tërësisht në Lindje.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

Mesazhet nga samiti i djeshëm i Bashkimit Evropian mund të përmblidhen në këto pika. E para, Ballkani nuk është në rrezik direkt nga ndonjë destabilizim, prandaj nuk është koha të investohet më shumë mund e më shumë para në proceset integruese në këtë rajon.

E dyta, shtete e Ballkanit Perendimor, duhet të jenë më aktive e më konkrete në zgjidhjen e kontesteve të tyre lokale e të mos e ngarkojnë BE-në më shumë me to. Pra, Serbia e Kosova duhet të jeën më aktive e më konkrete në arritjen e marrëveshjes, sikundër që edhe Maqedona e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë më kreative në arritjen e një akordi që e zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë.

E treta, Bashkimi Evropian do të fokusohet tërësisht në Lindje, pra në Ukrainë, Moldavi e Gruzi, ku ka hyrë në konflikt për jetë a vdekje me të ashqutuajturën “bota ruse.”

Këto janë mesazhet e vërteta. Të tjerat, veçmas ajo retorika e buhavitur e Ramës, si llafollogjia e dikurshme e Nolit në Ligën e Kombeve, janë llafet kot. (Sa për përkujtesë: Noli ua pa sherrin llafeve të veta bombastike, sepse pas atij fjalimi histerik, britanikët morën vendimin ta rrëzonin nga pushteti.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat