Abbott shprehet i kënaqur që ZRRE licencoi Elektroseverin

Aktuale

Abbott shprehet i kënaqur që ZRRE licencoi Elektroseverin

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:22
Nicholas Abbott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është shprehur i lumtur që ZRRE ka lëshuar licencën për kompaninë Elektrosever që të operojë në katër komunat e veriut.

Abbott në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dakordimi për Udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të energjisë është një hap përpara.

“Me kënaqësi të madhe kur dëgjova se bordi i ZRRE-së tani ka lëshuar licencën për Elektrosever për të operuar në katër komunat veriore të Kosovës. Miratimi i Udhërrëfyesit për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë nga Kosova dhe Serbia ishte një hap i mirëpritur përpara dhe një shembull i mirë se çfarë mund të bëhet me angazhim fleksibël dhe konstruktiv. Pres me padurim vazhdimin e zbatimit të shpejtë dhe përparimin e mëtejshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Abbott.

Bordi i ZRRE-së, mori vendim që ta licencojë kompaninë Elektrosever, pronë e shtetit serb të operojë në katër komunat veriore, në bazë të Udhërrëfyesit që u nënshkrua nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat