Vendimi i Qeverisë: Fitimi nga çmimi i derivateve me pakicë 12 centë, me shumicë 2 centë

Aktuale

Vendimi i Qeverisë: Fitimi nga çmimi i derivateve me pakicë 12 centë, me shumicë 2 centë

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Publikohet Udhëzimi Administrativ i cili pritet të sjellë një stabilizim në tregun e derivateve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, bazuar në vendimin që mori tre ditë më parë, publikoi edhe këtë Udhëzim Administrativ, që  rregullon marzhën e fitimit nga bizneset që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Kjo do të thotë se një biznes që merret me këtë tregti, nga shumica, nuk mund të fitojë më shumë se 2 cent për litër, kurse me pakicë, i lejohet të fitojë deri në 12 cent për litër.

Një gjë e tillë është e specifikuar në nenin 4 ku përcaktohet rregullimi i çmimeve – marzha tregtare.

Në pikën 1.1 shkruan se marzha e fitimit është dy (2) euro centë për litër të produktit të shitur me shumicë kurse në atë 1.2 shkruan se fitimi është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër të produktit të shitur me pakicë.

Ky vendim do të mbetet në fuqi për 90 ditë përveç nëse shprehimisht përcakton ndryshe.

Ky udhëzim administrativ hyn në fuqi një ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare tëRepublikës së Kosovës.

Image
Dokumenti i Qeverisë

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat