Qemal Minxhozi: Hekurudha Durrës-Prishtinë, akt e bashkim i jashtëzakonshëm

Aktuale

Qemal Minxhozi: Hekurudha Durrës-Prishtinë, akt e bashkim i jashtëzakonshëm

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:46
Qemal Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, vlerëson se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve vitin aktual do të kalojnë gjysmë miliardi eurosh.

Ai këtë e ka thënë duke folur për mbledhjen e dy qeverive që u mbajt gjatë javës në Prishtinë.

“Pjesa më e madhe e marrëveshjeve kanë dhënë rezultate. Ekonomia ka qenë qëllimi kryesor yni i përbashkët për të rritur shkëmbimet tregtare në mënyrë të ndërsjellë. Nuk është pak që të rritemi, por ambiciet tona janë më tepër”, është shprehur Minxhozi.

Ai më tej ka thënë se projekt i jashtëzakonshëm mes dyja vendeve është ai I ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Hekurudha është akt i jashtëzakonshëm ekonomik e njerëzor që do të thotë se do t’i zbres tarifat e transportit, burokracitë… Bashkim i jashtëzakonshëm. Hekurudha e bën Kosovën po aq të rëndësishme aq sa Shqipërinë për transportin e mallrave në rajon”.

“Prishtina do të ketë degëzimet e saj me të gjitha pjesët e Ballkanit. Hap I jashtëzakonshëm e në kohën e duhur. Me të Kosova kthehet në epiqendër rajonale hekurudhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat