​25.482 familje përfitojnë nga skema e ndihmës sociale për muajin maj

Aktuale

​25.482 familje përfitojnë nga skema e ndihmës sociale për muajin maj

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Mirëqenies Sociale”, sipas të cilit gjatë muajit maj 2022 nga skema e ndihmës sociale përfituan 25.482 familje me 100.608 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara përfituan 2.648 familje.

Ndërsa nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 149.794 përfitues, pensionet kontribut-pagues të moshës 49.975, pensionet familjare 3.372, pensionet invalidore 64, pensionet e Trepçës 1.899, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.249.

Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 657 përfitues, kompensimet për personat e verbër 1.776, personat me aftësi të kufizuara 18.081, personat paraplegjik dhe tetraplegjik 2.277, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.213 dhe nga skema për veteranët e luftës 36.907 përfitues.

Ndërsa gjatë muajit maj 2022 janë braktisur katër fëmijë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat