Çfarë tmerri!/ Latifi për armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK nuk ka pasur kaq armatim

Aktuale

Çfarë tmerri!/ Latifi për armët që u gjetën në shkolla në Ferizaj: As UÇK nuk ka pasur kaq armatim

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:20
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe analisti politik Blerim Latifi, ka reaguar pas konfiskimit të një arsenali armësh nga ana e Policisë së Kosovës në një shkollë në Ferizaj,

Latifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, është shprehur me ironi duke thënë se as Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ishte më e armatosur,.

“Armë të ftohta e të zjarrit të gjetura nga policia tek nxënësit e shkollave në Ferizaj. Çfarë tmerri! As UÇK s’ka pasë kaq armatim në ditët e saj të para”, shkroi profesori Latifi në ‘Facebook’.

Policia e Kosovës, ka njoftuar gjatë së premtes se nëpër shkolla në qytetin e Ferizajt, kanë gjetur një arsenal armësh të ftohta por edhe armë zjarri.

PK-ja njoftoi se gjatë kontrollit janë gjetur pesë armë zjarri pistoleta, dy armë të gjata gjysmë automatike dhe 40 thika. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat