“Po shkojmë në Uashington që ta heqim qafe Serbinë”! Bytyçi: Hashim Thaçi po udhëtonte për të nënshkruar marrëveshjen për ndarjen e Kosovës

Aktuale

“Po shkojmë në Uashington që ta heqim qafe Serbinë”! Bytyçi: Hashim Thaçi po udhëtonte për të nënshkruar marrëveshjen për ndarjen e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 24 qershor 2022 Në ora: 21:06
Hashim Thaçi

Analisti politik dhe profesori Enver Bytyçi e ka komentuar arerstimin e ish-presidentit Hashim Thaçi sot dy vite më parë.

Bytyçi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Thaçi ishte duke udhëtuar drejt Uashingtonit për të nënshkruar marrëveshjen e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Profesori pohon se, Thaçi po shkonte atje për të copëtuar territorin e vendit të tij.

“Por e pësoi kur mori në ajër lajmin e akuzës së prokurorit Special të Gjykatës së Kosovës në Hagë! Akt-akuza e ndaloi vizitën dhe fluturimin e tij për Uashington. Pra, përpjekja e tij për destabilzimin e rajonit ishte shkaku pse pikërisht atë ditë iu komunikua akuza për krime lufte!”, shkruan prof. dr. Enver Bytyçi.

Postimi i plotë:

Si sot dy vite, më 24 qershor 2020, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po udhëtonte drejt Uashingtonit për të nënshkruar marrëveshjen e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq! Kishte entusiazëm të jashtëzakonshëm atë ditë!

Thaçi shprehej se "po shkojmë në Uashington që ta heqim qafe Serbinë nga Kosova"! Në fakt po shkonte atje për ta copëtuar territorin e vendit të tij me vullnet të plotë dhe në bashkëpunim me Edi Ramen e Aleksandër Vuçiq!

Por e pësoi kur mori në ajër lajmin e akuzës së prokurorit Special të Gjykatës së Kosovës në Hagë! Akt-akuza e ndaloi vizitën dhe fluturimin e tij për Uashington. Pra, përpjekja e tij për destabilzimin e rajonit ishte shkaku pse pikërisht atë ditë iu komunikua akuza për krime lufte!

Edhe aktorët e Open-Serbia do ta kenë të njëjtin fat! Sa më shumë këmbëngulët në këtë iniciative serbe, aq më shumë shtohet rreziku i destabilizimit të rajonit! Dhe sa më në rrezik të jetë paqja në rajonin tonë, aq më shumë shtohen shanset që dikush t'i denoncojë krimet e Aleksandër Vuçiq dhe të Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat