Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga pritjet për liberalizim të vizave

Aktuale

Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga pritjet për liberalizim të vizave

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:46
Ilustrim

Izolimin e Kosovës, e paraqitën në këtë mënyrë të rrethuar me gjemba.

Këtë marsh meraklitë e biçikletave po e bëjnë vetëm një ditë pasi Kosova u kthye nga Brukseli, pa një përgjigje konkrete rreth liberalizimit të vizave.

E këtu morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po kërkojnë të drejtat për të përmbushur dëshirat e tyre në këtë sport.

Në këtë marsh, morën pjesë edhe dy deputetët nga partitë opozitare të Lidhjes Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në anën tjetër, edhe disa qytetarë të tjerë shprehen të zhgënjyer nga pritjet.

Gjatë së enjtes dhe së premtes, në Bruksel u mbajt Samiti i Bashkimit Evropian.

Kanë kaluar katër vjet që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ende nuk ka përgjigje nga BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat