Kërcënohet Arianit Koci pas shkrimit për gratë me shami – ka një mesazh për “talibanët e internetit”

Aktuale

Kërcënohet Arianit Koci pas shkrimit për gratë me shami – ka një mesazh për “talibanët e internetit”

Nga: A.M Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:00
Avokati Arianti Koci

Avokati Arianti Koci është kërcënuar pas shkrimit të tij në lidhje me numrin e lartë të grave me shami.

Koci në atë shkrim potencoi se është shqetësuese se si çdo ditë e më shumë rritet numri i grave me shami.

Ai në një postim në Facebook tregoi se ka marrë shumë kërcënime, fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet nga ‘talibanët e internetit’.

“Sa më të padijshēm, këta të dytit janë më agresiv.

Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar - sado i balansuar që është.

Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet.

Cenohet mendimi i lirë”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

1.

Në një anë janë ata që ndërsyejnë, e në anën tjetër janë ekzekutorët e tyre - kërcënuesit, talibanët e internetit.

Sa më të padijshēm, këta të dytit janë më agresiv.

Në çfarë gjendje është shoqëria e jonë, e kupton prej reagimeve dhe animozitetit që krijon trajtimi i çfarëdo teme me karakter fetar - sado i balansuar që është.

Fillojnë fyerjet, sharjet dhe kërcënimet.

Cenohet mendimi i lirë.

2.

Që të jetë ironia më e madhe, kam pasur kërcënime e fyerje prej talibanëve të internetit, edhe kur kam shkruar për ndonjë temë që iu ka shkuar për shtati.

Prandaj, shumëkush rrin brenda “zonës së konforit”. Nuk komenton fare për tema fetare.

Sidoqoftë, duhet ta kuptojmë që liria e shprehjes është më e fortë se të gjitha ata që ndërsyejnë dhe kërcënuesit së bashku, duke më përfshirë edhe mua.

Prandaj, qetësohuni!

Shoqëria jonë ka nevojë për debat. Ka nevojë edhe për mendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat