U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha

Aktuale

U tha se kërcënoi përmes telefonit kryetarin e Prizrenit – flet Zafir Berisha

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 11:20
Zafir Berisha

Kryetari i Nisma-s në Prizren, Zafir Berisha ka mohuar se ka kërcënuar përmes telefonit kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Berisha në një përgjigje me shkrim ka thënë se nuk qëndrojnë lajmet që kanë qarkulluar rreth tij dhe Totajt.

Ai ka thënë se ndodhet në Himare, dhe se të hënën kur të kthehet do e shikoj se çfarë po ndodh.

“Jam në Himarë se kam shumë idenë se çka po ndodhë me shokun Shaq, të hënën kthena dhe duhet me sqarua kush ishte skenaristi i këtij episodi të filmit “Zafa”. Nuk qëndrojnë këto lajme që kishin qarkulluar rreth meje dhe Shaqes, edhe pse e di se ka shumë të interesuar që me ndodh ai film”, ka thënë Berisha.

Ndryshe Policia e Kosovës, ka konfirmuar se Berisha ka kërcënuar përmes telefonit për tre ditë radhazi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Policia ka njoftuar se në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar Zafir Berisha dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Me datën  25.06.2022,viktima  ka raportuar rastin ne polici se ka qenë i kanosur përmes telefonit nga i dyshuari Z.B për tre ditë. Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kujdestar I cili ka dhënë urdhër që të intervistohet i dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt. Në konsultim me Prokurorin Kujdestar, iniciohet rasti kanosje”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Vesel Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat