Rritet edhe më tej numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Rritet edhe më tej numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19

Sipas njofitmit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

“Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384. Në total numri i rasteve aktive është 250”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat