​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga Karabinierët Italian

Aktuale

​Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet nga Karabinierët Italian

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 15:05
​Policia Ushtarake e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar kursin “Trajnimi i Trajnerëve-Kontrolli i Trazirave dhe Turmave (CRC)” të mbajtur në Regjimentin e 13-të të Korpusit të Karabinierëve në Gorizia, Itali.

Mehaj ka shkruar se trajnimi u realizua në kuadër të bashkëpunimit ushtarak bilateral me forcave të dy vendeve tona i cili po intensifikohet vazhdimisht.

“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për forcat partnere italiane”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat