Lubonja: Kurtin e kemi parë si alternativë ndaj “shtetit të kapur”, u dorëzua para Ramës

Aktuale

Lubonja: Kurtin e kemi parë si alternativë ndaj “shtetit të kapur”, u dorëzua para Ramës

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:33
Fatos Lubonja

Gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dorëzuar para kryeministrit shqiptar, Edi Rama, vlerëson publicisti Fatos Lubonja.

Lubonja ka folur për shkaqet e dorëzimit të Kurtit ndaj Ramës.

“Nuk do mërzitesha sikur të kishte ftohtësi, por ajo që pashë më shumë se ftohësi ishte si një lloj dorëzimi i Albin Kurtit para kësaj figure autoritare invadente, sepse me thënë drejtën Kurti ka edhe një Vetëvendosje këtu dhe një pjesë këtu përfshi mua e kanë parë si një forcë politike që mund ndërtonte alternativë siç e quante atje ‘shtet i kapur’ siç është edhe në Shqipëri shtet i kapur nga oligarkia atje nuk e di sa është i kapur”, thotë ai.

Madje, Lubonja në Tëvë 1, i cilësoi si propaganda premtimet e Kurtit se do të ndërtohet hekurudha mes Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë se i sheh me skepticizëm në qëllimin e tyre.

“Dhe një ftohje e tyre për këto arsye do të ishte e shëndetshme, ose dialog ose një përplasje ndoshta. Ndërsa unë e pashë që Kurti sikur i propagandoi dhe ai ato që bën Rama, një hekurudhë që do na lidhte neve kaq shpejt, një port, të gjitha këto unë i shikoj me skepticizmin jo për realizimin por edhe qëllimet atë hekurudhën nuk e di se kur do ta shohim se ne kishim këtu pjesërisht dhe nuk kanë vu një gozhdë për të qarkulluar në Shqipëri”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat