Rritja e numrit të rasteve me Covid -19, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Aktuale

Rritja e numrit të rasteve me Covid -19, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinat kundër Covid -19.

MSH përmes një postimi në Facebook, ka shtuar ditë më parë është aprovuar dhënia e dozës së tretë e vaksinës për grup moshat 12+ vjeçare dhe për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës se paku pesë muaj më parë.

Postimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë mërrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.

Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.

Vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Image
MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat