Koci flet sërish për kulturën arabe në Kosovë, e publikon një fotografi: Së pari kombi, pastaj feja!

Aktuale

Koci flet sërish për kulturën arabe në Kosovë, e publikon një fotografi: Së pari kombi, pastaj feja!

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:36
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka përsëritur se nuk e mohon fenë myslimane, por ka thënë se nuk e çmon kulturën arabe që po përhapet në Kosovë.

Ai ka publikuar një fotografi, ku shihet se gjyshi i tij para 100 viteve, pa mjekër dhe pantallona mbi zogun e këmbës.

Koci ka thënë se së pari duhet t’i jepet rëndësi kombit e pastaj fesë, pasi në të kundërtën do të asimilohemi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Kocit në Facebook:

1.

Para rreth 100 viteve, gjyshi im hoxhë Bajram Broqi ka qenë më i shkolluar dhe më zotëri se disa hoxhë të sotit.

Natyrisht, ka edhe tash hoxhë të ngritur dhe shumë zotëri në Kosovë.

I kam miq dhe kam respekt të madh për ta.

2.

Absolutisht nuk jam kundër shamisë. Këtë e kam thënë edhe publikisht.

Për më tepër, diversiteti më pëlqen.

Por, a kam dëshirë me e mbajtë shaminë gruaja apo vajza ime?

Jo!

Në anën tjetër, munden edhe mos me më pyet.

Sidoqoftë, sado që jam liberal kam të drejtë me i komentu ngjarjet dhe fenomenët në shoqëri.

3.

Besoj në Zot!

Por për mua, kombi është mbi fenë.

Së pari jam shqiptar.

Në raport me kombin, feja për mua është në rend të dytë.

Për më tepër, e jap fenë për komb. Në rastin tim, dy fetë!

Jemi popull i vogël me tri fe, dhe nëse i japim secili përparësi fesë në raport me kombin, asimilohemi.

4.

Edhe njëherë te shamia.

Ajo nuk është problem.

Aspak!

Le ta mbanë kush ka dëshirë.

Madje, është fakt notor, unë e kam mbrojtur publikisht të drejtën e gruas me e mbajtë shaminë, nëse nuk është e ndaluar me ligj.

Problem është depërtimi dhe imponimi i kulturës arabe në shoqërinë tonë.

Depërtimi i dokeve dhe zakoneve që nuk janë autoktone shqiptare.

Disa zonja, nuk e mbajnë shaminë dhe dimijat e gjysheve tona.

E kanë dukjen e zonjave arabe.

Por, edhe ajo është e drejtë e tyre.

Në anën tjetër, nuk është traditë e jona me i martu katër gra. Nuk është traditë e jona me u dukë si arabë.

Shiheni foton: asnjëri nuk ka mjekër apo pantallona mbi zogun e këmbës.

Pse?

Jemi myslimanë të Evropës.

5.

Nuk e mohoj fenë myslimane.

Si mund ta mohoj nënën time?

Por, unë mendoj që jemi myslimanë me kulturë, doke dhe zakone evropiane.

E sa për kulturë arabe, e çmoj shumë.

Por, jo në Kosovë!

Image
Fotoja e postuar nga Koci
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat