Hajdari: Komunikojmë me investitorët potencialë edhe përmes WhatsApp-it

Aktuale

Hajdari: Komunikojmë me investitorët potencialë edhe përmes WhatsApp-it

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 13:23
Rozeta Hajdari

Kriteret ambientale dhe prejardhje e mjeteve financiare të investitorëve potencialë strategjikë janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet Ministria e Tregtisë.

Kështu ka thënë Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

“Çfarë të bëjmë t’i japim ashtu pa kriteret ambientalë apo prejardhjen e fondeve”, ka thënë ajo.

“Ju keni shqetësim që këto biznese që kanë aplikuar janë keqinformuar nga devijimet administrative. Ne jemi duke plotësuar kriteret dhe arsyeshmërinë e aplikimit. Është procesi ku kompania është lajthit në një proces. Pse po vonohen është për këto devijime që kanë ndodhur nga qeveritë e kaluara. Si mund ta shtyjë një projekt nëse këto kritere nuk janë trajtuar. Prej 44 vetëm 10 aplikacione kanë mbetur pa u trajtuar dhe marrin shumë kohë për t’u trajtuar”, tha ajo.

Ajo e ka pranuar se komunikon me investitorët potencialë strategjikë në WhatsApp.

Kjo pasi mori pyetje nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, se a komunikon ajo me këta investitorë potencialë në rrjete sociale.

“Ne nuk jemi injorantë, i përgjigjemi pyetjeve të investitorëve potencialë edhe në WhatsApp”, është përgjigjur Rozeta Hajdari.

Por ajo ka shtuar se konfirmimet janë të shkruara përmes emailit.

Shala i PDK-së ka pasur ankesa se për dy vite Këshilli Ndërministror i ka mbajtur vetëm dy takime për t’i shqyrtuar 44 takime të investitorëve strategjikë.

Atë e ka kritikuar kryetari i Komisionit për Ekonomi sesi për 2 vite janë mbajtur vetëm katër takime të Këshillit ndërministror për të shqyrtuar 44 aplikime.

Gjatë debatit në këtë komision ka pasur edhe përplasje mes deputeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat