”Vidovdani 2022”, kush u kontrollua e çka konfiskua – policia shpërndan pamjet

Aktuale

”Vidovdani 2022”, kush u kontrollua e çka konfiskua – policia shpërndan pamjet

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:08
Pamje nga Gazimestani

Policia e Kosovës, ka deklaruar se me kohë ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas festës së “Vidovdan-it”, e cila u mbajt të martën.

Policia tha se me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Sipas PK-së, në kuadër të realizimit të planit operativ “Vidovdani 2022”,  sot në orët e mëngjesit në pikat kufitare SPK Vermice dhe SPK Kullë,  gjatë kontrollit policorë, zyrtarët kufitar në tri raste të ndara kanë ndaluar për kontrolle dhjetë persona serb shtetas të Malit të Zi.

Gjatë kontrollit në bagazhet e automjeteve të tyre janë hasur disa ndërresa (maica) të dyshuara me mbishkrime të nxitjes së urrejtjes.

“Lidhur me rastet janë  kontaktuar prokurorët kompetent, me vendim të të cilëve personave në fjalë iu është refuzuar hyrja në Kosovë, përderisa ndërresat (maicat) me mbishkrime të ndryshme janë konfiskuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Ndërsa gjatë manifestimit në Gazimestan një (1) person shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacion policor, pasi i njëjti dyshohet për thirrje dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes. Po ashtu lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët”, përfundon kumtesa e Policisë dërguar mediave.

Image
Gjërat e konfiskuara
Image
Gjërat e konfiskuara

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat