Kurti: Posta e Kosovës në maj pati të hyra më të larta se sa shpenzime

Aktuale

Kurti: Posta e Kosovës në maj pati të hyra më të larta se sa shpenzime

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 17:18
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, sot bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e kanë vizituar Postën e Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, i ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen që ua kanë bërë sot.

“Diskutuam për shumë çështje rreth Postës së Kosovës, për sfidat dhe vështirësitë e këtij institucioni. Në muajin maj, që e lamë pas kemi pasur bilanc pozitiv, në postë të hyrat janë më të larta se shpenzimet. Kjo vjen si rezultat iu punës së përbashkët i këtij kolektivi që i ofron shërbime universale shtetit të Kosovë”,ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se posta  ndihmon shumë asistencën sociale të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat